Bismilahi
Surja 92

El Lejl

Recitimi: Mishari Rashid al-Afasy · Quran Foundation
Kuptimi: Hasan Nahi · zë sintetik (AI)

Bismilahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

92:1

وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ

Për natën që mbulon (me terr),

92:2

وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ

për ditën që agon

92:3

وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلْأُنثَىٰٓ

dhe për Atë që ka krijuar mashkullin dhe femrën!

92:4

إِنَّ سَعْيَكُمْ لَشَتَّىٰ

Vërtet, veprat tuaja janë të ndryshme.

92:5

فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَٱتَّقَىٰ

Sa për atë që jep (për hir të Allahut), ka frikë (nga Ai)

92:6

وَصَدَّقَ بِٱلْحُسْنَىٰ

dhe dëshmon për vërtetësinë e më të bukurës (besimit),

92:7

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْيُسْرَىٰ

Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt shpëtimit.

92:8

وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسْتَغْنَىٰ

Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm,

92:9

وَكَذَّبَ بِٱلْحُسْنَىٰ

dhe e quan gënjeshtër më të bukurën (besimin),

92:10

فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْعُسْرَىٰ

Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt dënimit,

92:11

وَمَا يُغْنِى عَنْهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ

e, kur të hidhet (në zjarr), pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi.

92:12

إِنَّ عَلَيْنَا لَلْهُدَىٰ

Neve na përket që t’ua tregojmë rrugën e drejtë,

92:13

وَإِنَّ لَنَا لَلْـَٔاخِرَةَ وَٱلْأُولَىٰ

dhe, me të vërtetë, e Jona është ajo botë dhe kjo botë!

92:14

فَأَنذَرْتُكُمْ نَارًا تَلَظَّىٰ

Prandaj Unë ju kam tërhequr vërejtjen me një zjarr që flakëron,

92:15

لَا يَصْلَىٰهَآ إِلَّا ٱلْأَشْقَى

ku do të hidhet vetëm më i keqi,

92:16

ٱلَّذِى كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ

që ka mohuar dhe është larguar nga besimi.

92:17

وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلْأَتْقَى

E do të mbahet larg tij (zjarrit) më i devotshmi (që ruhet nga gjynahet),

92:18

ٱلَّذِى يُؤْتِى مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ

që e jep pasurinë e tij, duke pastruar veten

92:19

وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعْمَةٍ تُجْزَىٰٓ

dhe duke mos pritur shpërblim prej dikujt tjetër për këtë,

92:20

إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِ ٱلْأَعْلَىٰ

por vetëm për të kërkuar Fytyrën (kënaqësinë) e Zotit të tij, më të Lartit.

92:21

وَلَسَوْفَ يَرْضَىٰ

Dhe ai, me siguri, do të jetë i kënaqur!

Gati