Bismilahi
Surja 89

El Fexhr

Recitimi: Mishari Rashid al-Afasy · Quran Foundation
Kuptimi: Hasan Nahi · zë sintetik (AI)

Bismilahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

89:1

وَٱلْفَجْرِ

Betohem për muzgun e agimit

89:2

وَلَيَالٍ عَشْرٍ

dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)!

89:3

وَٱلشَّفْعِ وَٱلْوَتْرِ

Betohem për çiftin dhe tekun

89:4

وَٱلَّيْلِ إِذَا يَسْرِ

dhe për natën kur largohet!

89:5

هَلْ فِى ذَٰلِكَ قَسَمٌ لِّذِى حِجْرٍ

A nuk janë këto betime të mëdha për njerëzit e mençur?!

89:6

أَلَمْ تَرَ كَيْفَ فَعَلَ رَبُّكَ بِعَادٍ

Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad,

89:7

إِرَمَ ذَاتِ ٱلْعِمَادِ

banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe,

89:8

ٱلَّتِى لَمْ يُخْلَقْ مِثْلُهَا فِى ٱلْبِلَـٰدِ

të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!

89:9

وَثَمُودَ ٱلَّذِينَ جَابُوا۟ ٱلصَّخْرَ بِٱلْوَادِ

Dhe me fisin Themud, që gdhendi shkëmbinjtë në luginë (për të bërë shtëpi)?

89:10

وَفِرْعَوْنَ ذِى ٱلْأَوْتَادِ

Dhe me Faraonin, njeriun e hunjve (ku torturonte njerëzit)?

89:11

ٱلَّذِينَ طَغَوْا۟ فِى ٱلْبِلَـٰدِ

Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre,

89:12

فَأَكْثَرُوا۟ فِيهَا ٱلْفَسَادَ

duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin,

89:13

فَصَبَّ عَلَيْهِمْ رَبُّكَ سَوْطَ عَذَابٍ

prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.

89:14

إِنَّ رَبَّكَ لَبِٱلْمِرْصَادِ

Vërtet, Zoti yt është gjithnjë në pritë!

89:15

فَأَمَّا ٱلْإِنسَـٰنُ إِذَا مَا ٱبْتَلَىٰهُ رَبُّهُۥ فَأَكْرَمَهُۥ وَنَعَّمَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّىٓ أَكْرَمَنِ

Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: “Zoti im më ka nderuar.”

89:16

وَأَمَّآ إِذَا مَا ٱبْتَلَىٰهُ فَقَدَرَ عَلَيْهِ رِزْقَهُۥ فَيَقُولُ رَبِّىٓ أَهَـٰنَنِ

Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: “Zoti im më ka poshtëruar”.

89:17

كَلَّا ۖ بَل لَّا تُكْرِمُونَ ٱلْيَتِيمَ

Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët

89:18

وَلَا تَحَـٰٓضُّونَ عَلَىٰ طَعَامِ ٱلْمِسْكِينِ

dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfrit.

89:19

وَتَأْكُلُونَ ٱلتُّرَاثَ أَكْلًا لَّمًّا

Trashëgiminë (e të dobëtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur,

89:20

وَتُحِبُّونَ ٱلْمَالَ حُبًّا جَمًّا

dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.

89:21

كَلَّآ إِذَا دُكَّتِ ٱلْأَرْضُ دَكًّا دَكًّا

Por ani! Kur Toka të bëhet copë e thërrime,

89:22

وَجَآءَ رَبُّكَ وَٱلْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا

kur të vijë Zoti yt (për të ndarë gjykimin) me engjëjt të rreshtuar radhë pas radhe,

89:23

وَجِا۟ىٓءَ يَوْمَئِذٍۭ بِجَهَنَّمَ ۚ يَوْمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ ٱلْإِنسَـٰنُ وَأَنَّىٰ لَهُ ٱلذِّكْرَىٰ

Dhe, kur të sillet Xhehenemi, atë Ditë njeriu do të kujtohet por ç’i duhet se u kujtua!

89:24

يَقُولُ يَـٰلَيْتَنِى قَدَّمْتُ لِحَيَاتِى

Ai do të thotë: “Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time!”

89:25

فَيَوْمَئِذٍ لَّا يُعَذِّبُ عَذَابَهُۥٓ أَحَدٌ

Atë Ditë, askush nuk do të dënojë siç dënon Ai,

89:26

وَلَا يُوثِقُ وَثَاقَهُۥٓ أَحَدٌ

e askush nuk do të lidhë në pranga siç lidh Ai!

89:27

يَـٰٓأَيَّتُهَا ٱلنَّفْسُ ٱلْمُطْمَئِنَّةُ

O ti shpirt i qetësuar!

89:28

ٱرْجِعِىٓ إِلَىٰ رَبِّكِ رَاضِيَةً مَّرْضِيَّةً

Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!

89:29

فَٱدْخُلِى فِى عِبَـٰدِى

Bashkohu me robërit e Mi

89:30

وَٱدْخُلِى جَنَّتِى

dhe hyr në Xhenetin Tim!

Gati