Bismilahi
Surja 85

El Buruxh

Recitimi: Mishari Rashid al-Afasy · Quran Foundation
Kuptimi: Hasan Nahi · zë sintetik (AI)

Bismilahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

85:1

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلْبُرُوجِ

Për qiellin me yjësi,

85:2

وَٱلْيَوْمِ ٱلْمَوْعُودِ

për Ditën e premtuar,

85:3

وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ

për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!

85:4

قُتِلَ أَصْحَـٰبُ ٱلْأُخْدُودِ

Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,

85:5

ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلْوَقُودِ

zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse,

85:6

إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ

kur rrinin ulur rreth tij,

85:7

وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِٱلْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ

duke dëshmuar atë që po i bënin besimtarëve!

85:8

وَمَا نَقَمُوا۟ مِنْهُمْ إِلَّآ أَن يُؤْمِنُوا۟ بِٱللَّهِ ٱلْعَزِيزِ ٱلْحَمِيدِ

Ata i munduan besimtarët, vetëm pse këta i besuan Allahut, të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,

85:9

ٱلَّذِى لَهُۥ مُلْكُ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ ۚ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ

të Cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe që është Dëshmitar i çdo gjëje.

85:10

إِنَّ ٱلَّذِينَ فَتَنُوا۟ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُؤْمِنَـٰتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا۟ فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ ٱلْحَرِيقِ

Pa dyshim, ata që i përndjekin besimtarët dhe besimtaret e nuk pendohen, i pret dënimi i Xhehenemit dhe dënimi me djegie.

85:11

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَعَمِلُوا۟ ٱلصَّـٰلِحَـٰتِ لَهُمْ جَنَّـٰتٌ تَجْرِى مِن تَحْتِهَا ٱلْأَنْهَـٰرُ ۚ ذَٰلِكَ ٱلْفَوْزُ ٱلْكَبِيرُ

Kurse për ata, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të ketë kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Kjo është fitorja madhështore.

85:12

إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ

Vërtet, ndëshkimi i Zotit tënd është i ashpër!

85:13

إِنَّهُۥ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ

Vërtet, Ai e zë fill krijimin dhe e përsërit atë.

85:14

وَهُوَ ٱلْغَفُورُ ٱلْوَدُودُ

Ai është Falësi i madh, i Dhembshuri,

85:15

ذُو ٱلْعَرْشِ ٱلْمَجِيدُ

Zotëruesi i Fronit të Lavdishëm,

85:16

فَعَّالٌ لِّمَا يُرِيدُ

Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron.

85:17

هَلْ أَتَىٰكَ حَدِيثُ ٱلْجُنُودِ

A e ke dëgjuar ndodhinë e ushtrive

85:18

فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ

të Faraonit dhe të fisit Themud?

85:19

بَلِ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فِى تَكْذِيبٍ

E megjithatë, ata që nuk besojnë, vazhdojnë ta quajnë atë (Kuranin) të rremë,

85:20

وَٱللَّهُ مِن وَرَآئِهِم مُّحِيطٌۢ

ndonëse Allahu është pas tyre e i ka nën kontroll.

85:21

بَلْ هُوَ قُرْءَانٌ مَّجِيدٌ

Përkundrazi, ai është një Kuran i lavdishëm,

85:22

فِى لَوْحٍ مَّحْفُوظٍۭ

në Pllakën e Ruajtur mirë (Leuhi Mahfûdh).

Gati