Bismilahi
Surja 77

El Murselat

Recitimi: Mishari Rashid al-Afasy · Quran Foundation
Kuptimi: Hasan Nahi · zë sintetik (AI)

Bismilahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

77:1

وَٱلْمُرْسَلَـٰتِ عُرْفًا

Për ato që dërgohen njëra pas tjetrës,

77:2

فَٱلْعَـٰصِفَـٰتِ عَصْفًا

për ato që shpejtojnë shtrëngatën,

77:3

وَٱلنَّـٰشِرَٰتِ نَشْرًا

për ato që shpërndajnë shiun,

77:4

فَٱلْفَـٰرِقَـٰتِ فَرْقًا

për ato që ndajnë saktësisht

77:5

فَٱلْمُلْقِيَـٰتِ ذِكْرًا

dhe për ato që përcjellin këshilla,

77:6

عُذْرًا أَوْ نُذْرًا

si shfajësim apo paralajmërim!

77:7

إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَٰقِعٌ

Në të vërtetë, ajo që ju është premtuar, do të bëhet!

77:8

فَإِذَا ٱلنُّجُومُ طُمِسَتْ

Kur yjet të shuhen

77:9

وَإِذَا ٱلسَّمَآءُ فُرِجَتْ

dhe, kur qielli të çahet

77:10

وَإِذَا ٱلْجِبَالُ نُسِفَتْ

dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur

77:11

وَإِذَا ٱلرُّسُلُ أُقِّتَتْ

dhe, kur të dërguarit të tubohen në kohën e caktuar

77:12

لِأَىِّ يَوْمٍ أُجِّلَتْ

- në cilën ditë do të ndodhin të gjitha këto?

77:13

لِيَوْمِ ٱلْفَصْلِ

Në Ditën e Ndarjes vendimtare!

77:14

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ

Kush vallë do të ta shpjegojë se ç’është Dita e Ndarjes vendimtare?

77:15

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:16

أَلَمْ نُهْلِكِ ٱلْأَوَّلِينَ

A nuk i kemi zhdukur të lashtët

77:17

ثُمَّ نُتْبِعُهُمُ ٱلْـَٔاخِرِينَ

e pastaj do t’i bëjmë të tjerët t’i pasojnë?

77:18

كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِٱلْمُجْرِمِينَ

Kështu do të veprojmë me të gjithë keqbërësit!

77:19

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:20

أَلَمْ نَخْلُقكُّم مِّن مَّآءٍ مَّهِينٍ

A nuk ju kemi krijuar nga një pikë lëngu të shpërfillur,

77:21

فَجَعَلْنَـٰهُ فِى قَرَارٍ مَّكِينٍ

të cilën e vumë në një vend të sigurt (mitër),

77:22

إِلَىٰ قَدَرٍ مَّعْلُومٍ

deri në një kohë të caktuar?!

77:23

فَقَدَرْنَا فَنِعْمَ ٱلْقَـٰدِرُونَ

Kështu e kemi rregulluar; sa Rregullues të shkëlqyer jemi Ne!

77:24

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:25

أَلَمْ نَجْعَلِ ٱلْأَرْضَ كِفَاتًا

A nuk e kemi bërë Tokën vendqëndrim

77:26

أَحْيَآءً وَأَمْوَٰتًا

të të gjallëve dhe të të vdekurve?

77:27

وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَٰسِىَ شَـٰمِخَـٰتٍ وَأَسْقَيْنَـٰكُم مَّآءً فُرَاتًا

A nuk kemi vënë në të male të larta e të patundshme? A nuk ju kemi dhënë të pini me bollëk ujë të ëmbël?

77:28

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:29

ٱنطَلِقُوٓا۟ إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِۦ تُكَذِّبُونَ

(Do t’u thuhet): Nisuni drejt atij (dënimi) që e mohuat!

77:30

ٱنطَلِقُوٓا۟ إِلَىٰ ظِلٍّ ذِى ثَلَـٰثِ شُعَبٍ

Shkoni drejt një hijeje me tri kolona (tymi të Xhehenemit),

77:31

لَّا ظَلِيلٍ وَلَا يُغْنِى مِنَ ٱللَّهَبِ

e cila nuk bën hije (freskuese) dhe as nga flaka nuk të shpëton!

77:32

إِنَّهَا تَرْمِى بِشَرَرٍ كَٱلْقَصْرِ

Ajo hedh shkëndija të mëdha sa një kala,

77:33

كَأَنَّهُۥ جِمَـٰلَتٌ صُفْرٌ

sikur të ishin deve të verdha!

77:34

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:35

هَـٰذَا يَوْمُ لَا يَنطِقُونَ

Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin

77:36

وَلَا يُؤْذَنُ لَهُمْ فَيَعْتَذِرُونَ

dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar.

77:37

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:38

هَـٰذَا يَوْمُ ٱلْفَصْلِ ۖ جَمَعْنَـٰكُمْ وَٱلْأَوَّلِينَ

Kjo është Dita e Ndarjes vendimtare, në të cilën do të tuboheni ju dhe popujt e lashtë,

77:39

فَإِن كَانَ لَكُمْ كَيْدٌ فَكِيدُونِ

prandaj, nëse zotëroni ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje!

77:40

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:41

إِنَّ ٱلْمُتَّقِينَ فِى ظِلَـٰلٍ وَعُيُونٍ

Punëdrejtët do të jenë mes hijesh e burimesh,

77:42

وَفَوَٰكِهَ مِمَّا يَشْتَهُونَ

si dhe frutash nga ato që dëshirojnë.

77:43

كُلُوا۟ وَٱشْرَبُوا۟ هَنِيٓـًٔۢا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ

(Do t’u thuhet) “Hani e pini e ju bëftë mirë, (si shpërblim) për atë që keni punuar.”

77:44

إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِى ٱلْمُحْسِنِينَ

Kështu i shpërblejmë Ne ata, që bëjnë vepra të mira.

77:45

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:46

كُلُوا۟ وَتَمَتَّعُوا۟ قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجْرِمُونَ

Hani dhe kënaquni për pak kohë! Ju jeni keqbërës!

77:47

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:48

وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ٱرْكَعُوا۟ لَا يَرْكَعُونَ

Kur atyre u thuhej: “Përkuluni (në namaz para Allahut)!” ata nuk përkuleshin.

77:49

وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ

Mjerë mohuesit në atë ditë!

77:50

فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَهُۥ يُؤْمِنُونَ

Në çfarë shpallje tjetër do të besojnë ata, pas këtij (Kurani)?!

Gati