Bismilahi
Surja 56

El Vakia

Recitimi: Mishari Rashid al-Afasy · Quran Foundation
Kuptimi: Hasan Nahi · zë sintetik (AI)

Bismilahi

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

56:1

إِذَا وَقَعَتِ ٱلْوَاقِعَةُ

Kur të ndodhë Ngjarja (Kiameti),

56:2

لَيْسَ لِوَقْعَتِهَا كَاذِبَةٌ

ardhjen e saj askush nuk do ta mohojë.

56:3

خَافِضَةٌ رَّافِعَةٌ

Disa do t’i ulë e disa do t’i lartësojë.

56:4

إِذَا رُجَّتِ ٱلْأَرْضُ رَجًّا

Kur Toka të dridhet fuqishëm,

56:5

وَبُسَّتِ ٱلْجِبَالُ بَسًّا

malet të thërrmohen copë-copë

56:6

فَكَانَتْ هَبَآءً مُّنۢبَثًّا

e të shndërrohen në pluhur të shpërndarë,

56:7

وَكُنتُمْ أَزْوَٰجًا ثَلَـٰثَةً

ju, (o njerëz) do të ndaheni në tri grupe:

56:8

فَأَصْحَـٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ مَآ أَصْحَـٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ

njerëzit e së djathtës - sa të nderuar do të jenë fatlumët!

56:9

وَأَصْحَـٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ مَآ أَصْحَـٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ

njerëzit e së majtës - sa të poshtëruar do të jenë fatkeqët!

56:10

وَٱلسَّـٰبِقُونَ ٱلسَّـٰبِقُونَ

dhe ata që kanë prirë (në besim) e që do të prijnë (edhe në Xhenet).

56:11

أُو۟لَـٰٓئِكَ ٱلْمُقَرَّبُونَ

Ata janë të afërtit (tek Allahu),

56:12

فِى جَنَّـٰتِ ٱلنَّعِيمِ

në kopshtet e kënaqësisë.

56:13

ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ

Shumica e tyre janë prej të lashtëve,

56:14

وَقَلِيلٌ مِّنَ ٱلْـَٔاخِرِينَ

ndërsa një pakicë prej brezave të mëvonshëm.

56:15

عَلَىٰ سُرُرٍ مَّوْضُونَةٍ

Ata do të qëndrojnë në divane të stolisura me ar e gurë të çmuar,

56:16

مُّتَّكِـِٔينَ عَلَيْهَا مُتَقَـٰبِلِينَ

të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.

56:17

يَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَٰنٌ مُّخَلَّدُونَ

Do t’u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj,

56:18

بِأَكْوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأْسٍ مِّن مَّعِينٍ

me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh

56:19

لَّا يُصَدَّعُونَ عَنْهَا وَلَا يُنزِفُونَ

e prej së cilës nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja,

56:20

وَفَـٰكِهَةٍ مِّمَّا يَتَخَيَّرُونَ

e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë

56:21

وَلَحْمِ طَيْرٍ مِّمَّا يَشْتَهُونَ

dhe mish shpendësh që ua ka ënda.

56:22

وَحُورٌ عِينٌ

Për ata ka edhe hyri symëdha,

56:23

كَأَمْثَـٰلِ ٱللُّؤْلُؤِ ٱلْمَكْنُونِ

të ngjashme me margaritarët e ruajtur,

56:24

جَزَآءًۢ بِمَا كَانُوا۟ يَعْمَلُونَ

si shpërblim për atë që kanë punuar.

56:25

لَا يَسْمَعُونَ فِيهَا لَغْوًا وَلَا تَأْثِيمًا

Aty nuk do të dëgjojnë biseda të kota, as fjalë gjynahesh,

56:26

إِلَّا قِيلًا سَلَـٰمًا سَلَـٰمًا

por vetëm fjalët “Paqe, paqe”!

56:27

وَأَصْحَـٰبُ ٱلْيَمِينِ مَآ أَصْحَـٰبُ ٱلْيَمِينِ

E njerëzit e së djathtës – sa të nderuar që janë fatlumët!

56:28

فِى سِدْرٍ مَّخْضُودٍ

Ata do të qëndrojnë në mes të lotusëve pa gjemba

56:29

وَطَلْحٍ مَّنضُودٍ

dhe bananeve të mbushura me fruta,

56:30

وَظِلٍّ مَّمْدُودٍ

nën hije të gjera,

56:31

وَمَآءٍ مَّسْكُوبٍ

pranë një uji rrjedhës,

56:32

وَفَـٰكِهَةٍ كَثِيرَةٍ

dhe mes frutave të llojllojshme,

56:33

لَّا مَقْطُوعَةٍ وَلَا مَمْنُوعَةٍ

të cilat kurrë nuk sosen, as nuk janë të ndaluara;

56:34

وَفُرُشٍ مَّرْفُوعَةٍ

dhe në shtroje të ngritura (ku i presin hyritë),

56:35

إِنَّآ أَنشَأْنَـٰهُنَّ إِنشَآءً

të cilat Ne i kemi krijuar në një formë të veçantë (jo të lindura),

56:36

فَجَعَلْنَـٰهُنَّ أَبْكَارًا

dhe i kemi bërë ato virgjëresha,

56:37

عُرُبًا أَتْرَابًا

të dashura për bashkëshortët e tyre dhe moshatare me ta,

56:38

لِّأَصْحَـٰبِ ٱلْيَمِينِ

për njerëzit e së djathtës.

56:39

ثُلَّةٌ مِّنَ ٱلْأَوَّلِينَ

Janë shumë nga të lashtët

56:40

وَثُلَّةٌ مِّنَ ٱلْـَٔاخِرِينَ

e shumë edhe nga të mëvonshmit.

56:41

وَأَصْحَـٰبُ ٱلشِّمَالِ مَآ أَصْحَـٰبُ ٱلشِّمَالِ

Po njerëzit e së majtës – sa të poshtëruar janë fatkeqët!

56:42

فِى سَمُومٍ وَحَمِيمٍ

Ata do të jenë në afshin përcëllues të zjarrit dhe ujit të valuar

56:43

وَظِلٍّ مِّن يَحْمُومٍ

dhe nën hijen e një tymi të zi,

56:44

لَّا بَارِدٍ وَلَا كَرِيمٍ

e cila nuk do të jetë as e freskët e as e këndshme.

56:45

إِنَّهُمْ كَانُوا۟ قَبْلَ ذَٰلِكَ مُتْرَفِينَ

Ata, para kësaj, jetonin në luks

56:46

وَكَانُوا۟ يُصِرُّونَ عَلَى ٱلْحِنثِ ٱلْعَظِيمِ

dhe në vazhdimësi bënin gjynahe të rënda,

56:47

وَكَانُوا۟ يَقُولُونَ أَئِذَا مِتْنَا وَكُنَّا تُرَابًا وَعِظَـٰمًا أَءِنَّا لَمَبْعُوثُونَ

duke thënë: “Vallë, pasi të vdesim e të bëhemi pluhur e eshtra, vërtet do të ringjallemi?!

56:48

أَوَءَابَآؤُنَا ٱلْأَوَّلُونَ

Vallë, edhe të parët tanë të lashtë?!”

56:49

قُلْ إِنَّ ٱلْأَوَّلِينَ وَٱلْـَٔاخِرِينَ

Thuaju (o Muhamed): “Me siguri, edhe të parët, edhe të mbramët,

56:50

لَمَجْمُوعُونَ إِلَىٰ مِيقَـٰتِ يَوْمٍ مَّعْلُومٍ

do të tubohen në një ditë të caktuar.

56:51

ثُمَّ إِنَّكُمْ أَيُّهَا ٱلضَّآلُّونَ ٱلْمُكَذِّبُونَ

Dhe atëherë ju, o jobesimtarë të humbur,

56:52

لَـَٔاكِلُونَ مِن شَجَرٍ مِّن زَقُّومٍ

me siguri që do të hani nga pema e zekumit,

56:53

فَمَالِـُٔونَ مِنْهَا ٱلْبُطُونَ

me të cilën do të mbushni barkun.

56:54

فَشَـٰرِبُونَ عَلَيْهِ مِنَ ٱلْحَمِيمِ

Pastaj do të pini ujë të valuar,

56:55

فَشَـٰرِبُونَ شُرْبَ ٱلْهِيمِ

madje do të pini ashtu siç pi deveja e etshme”.

56:56

هَـٰذَا نُزُلُهُمْ يَوْمَ ٱلدِّينِ

Kështu do të jetë gostia e tyre në Ditën e Llogarisë!

56:57

نَحْنُ خَلَقْنَـٰكُمْ فَلَوْلَا تُصَدِّقُونَ

Ne ju krijuam – e pse nuk e pranoni të vërtetën?

56:58

أَفَرَءَيْتُم مَّا تُمْنُونَ

A e keni parë farën që e hidhni?

56:59

ءَأَنتُمْ تَخْلُقُونَهُۥٓ أَمْ نَحْنُ ٱلْخَـٰلِقُونَ

A jeni ju që e krijoni atë apo jemi Ne krijuesit e saj?

56:60

نَحْنُ قَدَّرْنَا بَيْنَكُمُ ٱلْمَوْتَ وَمَا نَحْنُ بِمَسْبُوقِينَ

Ne e caktojmë vdekjen tuaj dhe askush nuk mund të na pengojë

56:61

عَلَىٰٓ أَن نُّبَدِّلَ أَمْثَـٰلَكُمْ وَنُنشِئَكُمْ فِى مَا لَا تَعْلَمُونَ

që t’jua ndryshojmë trajtën dhe t’ju rikrijojmë ashtu si nuk e dini (në Ditën e Ringjalljes).

56:62

وَلَقَدْ عَلِمْتُمُ ٱلنَّشْأَةَ ٱلْأُولَىٰ فَلَوْلَا تَذَكَّرُونَ

Sigurisht, ju e dini krijimin e parë (prej një pike fare), atëherë përse nuk mendoni?!

56:63

أَفَرَءَيْتُم مَّا تَحْرُثُونَ

A shihni atë që mbillni?

56:64

ءَأَنتُمْ تَزْرَعُونَهُۥٓ أَمْ نَحْنُ ٱلزَّٰرِعُونَ

Vallë, ju e bëni atë që të mbijë apo jemi Ne rritësit e saj?

56:65

لَوْ نَشَآءُ لَجَعَلْنَـٰهُ حُطَـٰمًا فَظَلْتُمْ تَفَكَّهُونَ

Nëse duam, Ne e lëmë fyçkë dhe ju do të çuditeni

56:66

إِنَّا لَمُغْرَمُونَ

(e do të thoni): “Ne jemi të dëmtuar,

56:67

بَلْ نَحْنُ مَحْرُومُونَ

madje jemi krejt të privuar (nga furnizimi)!”

56:68

أَفَرَءَيْتُمُ ٱلْمَآءَ ٱلَّذِى تَشْرَبُونَ

A e shihni ujin që pini?

56:69

ءَأَنتُمْ أَنزَلْتُمُوهُ مِنَ ٱلْمُزْنِ أَمْ نَحْنُ ٱلْمُنزِلُونَ

Vallë, ju e zbrisni atë prej reve apo Ne e zbresim?

56:70

لَوْ نَشَآءُ جَعَلْنَـٰهُ أُجَاجًا فَلَوْلَا تَشْكُرُونَ

Nëse duam, Ne e bëjmë atë të njelmët, andaj përse nuk jeni mirënjohës?!

56:71

أَفَرَءَيْتُمُ ٱلنَّارَ ٱلَّتِى تُورُونَ

A e shihni zjarrin që e ndizni?

56:72

ءَأَنتُمْ أَنشَأْتُمْ شَجَرَتَهَآ أَمْ نَحْنُ ٱلْمُنشِـُٔونَ

Vallë, ju i keni bërë drutë për të apo Ne i kemi bërë?!

56:73

نَحْنُ جَعَلْنَـٰهَا تَذْكِرَةً وَمَتَـٰعًا لِّلْمُقْوِينَ

Ne e kemi bërë atë përkujtues (të zjarrit të Xhehenemit) dhe, që t’u sjellë dobi nevojtarëve,

56:74

فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ

prandaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!

56:75

۞ فَلَآ أُقْسِمُ بِمَوَٰقِعِ ٱلنُّجُومِ

Betohem në çastin e perëndimit të yjeve,

56:76

وَإِنَّهُۥ لَقَسَمٌ لَّوْ تَعْلَمُونَ عَظِيمٌ

- e ky është betim i madh, veç sikur ta dinit

56:77

إِنَّهُۥ لَقُرْءَانٌ كَرِيمٌ

se ky është vërtet një Kuran i nderuar,

56:78

فِى كِتَـٰبٍ مَّكْنُونٍ

në Librin e ruajtur.

56:79

لَّا يَمَسُّهُۥٓ إِلَّا ٱلْمُطَهَّرُونَ

Atë (Kuranin) e prekin vetëm të pastrit.

56:80

تَنزِيلٌ مِّن رَّبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ

Ai është Shpallje prej Zotit të botëve.

56:81

أَفَبِهَـٰذَا ٱلْحَدِيثِ أَنتُم مُّدْهِنُونَ

Vallë, një Fjalë të tillë ju e mohoni

56:82

وَتَجْعَلُونَ رِزْقَكُمْ أَنَّكُمْ تُكَذِّبُونَ

dhe e bëni detyrën tuaj (të përditshme) ta përgënjeshtroni?!

56:83

فَلَوْلَآ إِذَا بَلَغَتِ ٱلْحُلْقُومَ

Atëherë, përse kur (dikujt) i vjen (shpirti) në grykë

56:84

وَأَنتُمْ حِينَئِذٍ تَنظُرُونَ

para syve tuaj,

56:85

وَنَحْنُ أَقْرَبُ إِلَيْهِ مِنكُمْ وَلَـٰكِن لَّا تُبْصِرُونَ

- ndërkohë që Ne jemi më afër atij se ju, por ju nuk e vini re

56:86

فَلَوْلَآ إِن كُنتُمْ غَيْرَ مَدِينِينَ

përse pra, nëse nuk do të gjykoheni (në jetën e përtejme),

56:87

تَرْجِعُونَهَآ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ

ju nuk ia ktheni shpirtin atij? Përgjigjjuni kësaj, nëse thoni të vërtetën!

56:88

فَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلْمُقَرَّبِينَ

Kështu, nëse ai (në agoni) është nga ata që janë të afërt (me Allahun),

56:89

فَرَوْحٌ وَرَيْحَانٌ وَجَنَّتُ نَعِيمٍ

do të ketë prehje, kënaqësi dhe dhunti të Xhenetit.

56:90

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلْيَمِينِ

E, nëse është nga njerëzit e së djathtës,

56:91

فَسَلَـٰمٌ لَّكَ مِنْ أَصْحَـٰبِ ٱلْيَمِينِ

(ai do të përshëndetet) “Paqe për ty” nga njerëzit e së djathtës.

56:92

وَأَمَّآ إِن كَانَ مِنَ ٱلْمُكَذِّبِينَ ٱلضَّآلِّينَ

Por, nëse (ai në agoni) është nga përgënjeshtruesit e humbur,

56:93

فَنُزُلٌ مِّنْ حَمِيمٍ

ai do të gostitet me ujë të valuar

56:94

وَتَصْلِيَةُ جَحِيمٍ

dhe do të përcëllohet në Zjarrin e flakëruar (të Xhehenemit).

56:95

إِنَّ هَـٰذَا لَهُوَ حَقُّ ٱلْيَقِينِ

Pa dyshim, kjo është e Vërteta e sigurt.

56:96

فَسَبِّحْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلْعَظِيمِ

Andaj lavdëroje emrin e Zotit tënd të Madhërishëm!

Gati