Ajeti 1 nga 7
Surja 1

El Fatiha

Recitimi: Mishari Rashid al-Afasy · Quran Foundation
Kuptimi: Hasan Nahi · zë sintetik (AI)

1:1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

1:2

ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ ٱلْعَـٰلَمِينَ

Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve,

1:3

ٱلرَّحْمَـٰنِ ٱلرَّحِيمِ

të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit,

1:4

مَـٰلِكِ يَوْمِ ٱلدِّينِ

Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

1:5

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.

1:6

ٱهْدِنَا ٱلصِّرَٰطَ ٱلْمُسْتَقِيمَ

Udhëzona në rrugën e drejtë!

1:7

صِرَٰطَ ٱلَّذِينَ أَنْعَمْتَ عَلَيْهِمْ غَيْرِ ٱلْمَغْضُوبِ عَلَيْهِمْ وَلَا ٱلضَّآلِّينَ

Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!

Gati