Kthehu

Rreth Kupto Kuranin

Ideja e aplikacionit

Kupto Kuranin është ndërtuar për lexuesit shqiptarë që duan të dëgjojnë recitimin e Kuranit, të ndjekin kuptimin shqip dhe të vazhdojnë aty ku kanë mbetur. Aplikacioni e bashkon recitimin arabisht me audion e kuptimit shqip, në mënyrë që dëgjimi të ecë ajet pas ajeti: së pari arabisht, pastaj kuptimi shqip.

Domeni i aplikacionit është kuptokuranin.com.

Burimi i tekstit arabisht

Teksti arabisht është marrë nga Tanzil Quran Text, Uthmani, Version 1.1. Tanzil kërkon përdorim besnik të tekstit, tregim të qartë të burimit dhe lidhje drejt tanzil.net për përditësime.

Shënim i rëndësishëm

Ky aplikacion është ndihmës për dëgjim dhe lexim të kuptimit. Për interpretim, pyetje fetare ose vendime praktike, konsultoni hoxhën tuaj ose një dijetar të kualifikuar.

Burimi i kuptimit shqip

Kuptimet shqip janë nga përkthimi i Hasan Nahit në QuranEnc. Teksti burimor i përkthimit ruhet i pandryshuar në të dhënat lokale; lexuesi vetëm fsheh shenjat numerike të fusnotave derisa të shtohet një ndërfaqe e plotë për fusnota. Burimi: QuranEnc.com, çelësi i përkthimit albanian_nahi.

Shënim për audion shqip

Audioja shqip është sintetike, e gjeneruar me AI nga teksti i përkthimit shqip të Hasan Nahit. Ajo përdor zërin Azure Speech sq-AL-IlirNeural. Kjo nuk është recitim i Kuranit dhe duhet kuptuar vetëm si lexim audio i kuptimit shqip.

Burimi i recitimit arabisht

Recitimi arabisht i ajeteve është nga Mishari Rashid al-Afasy dhe merret përmes Quran Foundation. URL-të e audios zgjidhen në server përmes API/CDN kur kredencialet janë të konfiguruara. Kupto Kuranin nuk e paketon, nuk e rishit dhe nuk e rishpërndan audion e Quran Foundation si dataset lokal.

Kontakt

Për pyetje, sugjerime ose korrigjime, shkruani në hello@kuptokuranin.com